Gabimet që të gjithë ne bëjmë kur gatuajmë pulën

Ushqime

Gabimet që të gjithë ne bëjmë kur gatuajmë pulën

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 00:20
Pula e pjekur

Pula është një ndër ushqimet më të konsumuara në tryezat e secilit prej nesh. Në të gjithë botën llogaritet që të konsumohen rreth 8 bilion pula në vit. Ajo konsumohet gjerësit për vet vlerat ushqyese që përmban, si proteina, vitamina, numri i ulët i kalorive dhe yndyrave etj.

Filetot e pulës janë edhe ndër ushqimet bazë në shumë prej dietave që përdoren jo vetëm për t’u dobësuar, por edhe për efekte shëndetësore.

Mirëpo mënyra se si ne e gatuajmë pulën ndikon shumë jo vetëm në shijen e saj, por edhe në ruajtjen e vlerave ushqimore. 3 gabimet më të zakonshme që të gjithë ne bëjmë kur gatuajmë pulën janë:

Shkrirja: Shumë amvisa pasi e nxjerrin pulën nga ngrirja e lënë të shkrihet në temperaturë ambienti. Kjo lloj shkrirjeje mund të jetë shumë e rrezikshme pasi nxit shfaqjen e baktereve përfshirë E. coli dhe salmonelën. Në vend të saj, mbushni një enë me ujë të ftohtë dhe vendosni pulën në të për ta shkrirë për 30 minuta. Pasi të ketë shkrirë ziejeni ose futeni në furrë sipas dëshirës.

Marinimi me erëza, kripë dhe vaj: Marinimi i pulës duhet bërë gjithmonë në fillim të procesit të gatimit dhe jo pas tij. Erëzat, kripa dhe vaji duhen vendosur nën lëkurën e pulës. Lëkura nga ana tjetër nuk duhet hequr kurrë para pjekjes pasi e bën pulën më të thatë dhe rrezikoni që ta digjni.

Gatimi në zgarë: Një ndër mënyrat më të shpejta për të gatuar pulën është në zgarë. Në qoftë se nuk doni që pula të digjet gjatë zgarës, lyejeni më parë me vaj dhe pak uthull molle. Shija e uthullës nuk do të ndihet fare gjatë shijes dhe gjoksi i pulës apo kofshat e saj do të jenë të buta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat