Smothie me karrota për mëngjes

Ushqime

Smothie me karrota për mëngjes

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 01:05
Lëng karrote

Karrotat janë të pasura me beta karroten, vitamina A,B,C,K dhe E.

Së bashku me kosin në një smoothie janë të pazëvendësueshme për ta filluar ditën tuaj, pikërisht me konsumimin e tyre.Ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta për ta bërë.Përbërësit

2 karrota

1 nektarinë

2 feta pjepër (ngjyrë portokalli)

1 kivi

3 lugë kosPërgatitja

Në fillim lajmë karrotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qerojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karrotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Smoothie juaj është gati!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat