Këto janë frutat dhe perimet që duhet të hani në shtator

Ushqime

Këto janë frutat dhe perimet që duhet të hani në shtator

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 06:45
Ilustrim

Nuk është vetëm rrushi fruti i këtij sezoni, sadoqë ai është më i dukshmi në treg, për shkak të sasisë së prodhimit vendas.

Edhe frtutat ekzotike, që në fakt prodhohen edhe në vende të tjera të afërta, kanë sezonin e tyre. Kivi, fiqtë e Indisë, kërpudhat, tartufi e shumë të tjera, janë më të mirat e këtij muaji.

Nëse jeni lodhur me shijet e verës, tani, qiellza do të ndryshojë! Shtatori është një nga muajt më të pasur në tryezë, nis që nga fiqtë e dytë (siç njihen ndryshe) e përfundon me frutat e pyllit që në fakt janë vazhdim i prodhimeve të gushtit.

Mollët, hurmat dhe dardhat e varieteteve të ndryshme, e kanë ‘shpërthimin’ pikërisht në shtator; ky është muaji më i mirë për t’i shijuar!

Perimet

Për ata që i shijojnë dhe i prisnin pa durim, tani është rishfaqur lulelakra dhe finoku i sezonit. (Kanë qenë edhe më parë por nuk kanë qenë në kohën e tyre). Patatet, kungujt e verdhë, të medhenj, brokolit dhe kërpudhat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat