Pse nuk duhet t’i refuzojmë bamjet gjatë gjithë verës?

Ushqime

Pse nuk duhet t’i refuzojmë bamjet gjatë gjithë verës?

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Bamja (Abelmoschus esculentus) është një ndër perimet më të vjetra, kultivuar 3000 vjet më parë në Etiopi, në brigjet e Nilit.

Deri në ditët e sotme prodhuesit më të mëdhenj në botë janë India, Pakistani dhe Nigeria. Bamja është përdorur gjerësisht në kuzhinën aziatike, arabe dhe afrikane dhe është gjithashtu mjaft popullore dhe në vendin tonë. Nuk mund të themi që bamja është ndër perimet më të pëlqyera, por vlerat e saj janë të pamohueshme.

Lexoni më poshtë të mësoni se çfarë përfitimesh ka organzimi jonë nëse në dietën tonë ushqimore përfshijmë rregullisht bamje.

Bamjet ulin nivelin e kolesterolit në gjak.
Në periudhën e shtatzënisë, bamjet duhet të jenë në krye të listës së perimeve.
Vitamina C dhe fibrat që gjendet me shumicë tek bamjet çhelmojnë lëkurën tuaj dhe riparojnë indet e trupit.
Trajton çrregullimet si: gjakderdhje ekstreme menstrual dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme: sifilizi, gonorre, dhe dizuri.
Ul rrezikun e kancerit të zorrëve dhe ndihmon procesin e tretjes.
Antioksidantët, vitamina C dhe minerale të tjera si hekur, magnez, kalcium, mangan dhe rrisin imunitetin tuaj dhe ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tuaj të përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat