Dieta e nevojshme kur jeni të prekur nga kanceri i mushkërive

Ushqime

Dieta e nevojshme kur jeni të prekur nga kanceri i mushkërive

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 21:24
Ilustrim

Kanceri i mushkërisë është ai që vret më shumë nga të gjithë llojet e tjerë në botë, duke numëruar 18% të gjithë vdekjeve nga sëmundjet tumorale. Prevalenca e lartë e kësaj sëmundjeje lidhet me duhanpirjen.

Përveç duhanit, janë identifikuar edhe faktorë të tjerë rreziku, si inhalacioni i tymit të drurit të djegur apo qymyrit, avujve të skuqjes së vajrave në kuzhinë, smogut të makinave, asbestit, etj. Në dekadat e fundit, roli i dietës ka përbërë interes shkencor të veçantë duke rezultuar në një trup të konsiderueshëm evidencash mbi ushqimin dhe kancerin e mushkërive.

Dietologia Blerina Bombaj sugjeron këtë shembull ushqimi për persona të predispozuar apo të prekur nga kanceri i mushkërive:

Mëngjes

Lëng i shtrydhur nga: 2 mollë, 1 tufë spinaq, 1 tufë rukola, 1 tufë rozmarinë

1 omëletë me: 1-2 vezë fshati, tërshërë të zier, pak brokoli, ½ spec të kuq të grirë, pak gjizë pa kripë

1 kivi, 1 portokall

Paradite

1 lëng shege

Disa arra (të reja), ose bajame, ose 2 arra Brazili

2 feta buke misri me djathë dhie të njomë, qepë të njomë, rigon dhe vaj ulliri

Drekë

1 sallatë me brokoli, lulelakër dhe karotë të ziera në avull, të shoqëruara me pak qepë të kuqe të pagatuar

200gr gjoks pule të rritur në natyrë të marinuar me timus dhe rigon

1-2 kupa pure kungulli të verdhë ose patate të ëmbël

2 feta bukë thekre

Pasdite

1 çaj jeshil me limon dhe pak shafran Indie

1 fetë bukë thekre me 1 kupë kos me hudhra, kopër, vaj ulliri

Darkë

Sallatë me lakër të kuqe, lakër të bardhë, karotë, panxhar “crudo” të grirë imët, majdanoz, selino, vaj ulliri dhe lëng limoni

Kërpudha të pjekura me rozmarinë

1 supë me qiqra, gështenja, sherebele, rozmarinë, hudhra dhe verë të bardhë

1 lëng si i mëngjesit

Kujdes: ky regjim është vetëm një shembull dhe nuk përbën këshillim të personalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat