Keni ngrënë shumë? Zgjidhja si ta tretni më shpejtë - Bota Sot
Keni ngrënë shumë? Zgjidhja si ta tretni më shpejtë

Ushqime

E shtunë, 21 korrik 2018

Keni ngrënë shumë? Zgjidhja si ta tretni më shpejtë

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Gjatë një vakti të bollshëm, këshillohet që të pihet sa më shumë ujë. Kjo pasi uji mban të hidratuar organizmin dhe për pasojë, përmirëson funksionimin e aparatit tretës.

Ndër të tjera, uji ndihmon që të ndihemi më të ngopur në më pak kohë, gjë që redukton konsumin e ushqimit të tepërt.

Pasi keni ngrënë një vakt të tepruar, këshillohet që të vijohet të pihet në sasi të vogla uji.

Për të favorizuar tretjen, rekomandohet të pihet një çaj limoni ose xhinxheri, i cili hidraton qelizat dhe ndihmon sistemin tretës. Po ashtu ky çaj luan rol shumë të mirë për funksionimin e stomakut.

Pasi të ketë kaluar një orë nga ngrënia, këshillohet që të lëvizni pak më shumë. Rekomandohet gjysmë ore ecje me ritëm të përshpejtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test