Ja pse duhet të pini sa më shumë ujë me limon në këtë sezon të nxehtë

Ushqime

Ja pse duhet të pini sa më shumë ujë me limon në këtë sezon të nxehtë

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 15:41

Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj.Dikush nuk i reziston urisë dhe për shumë të tjerë kafeja është mbretëresha e mëngjesit, edhe pse e dinë që pas një periudhë ”fjetjeje” organizmi ka nevojë të rizgjohet.

Përdorimi i ujit me limon gjatë verës sjell dobi të shumta për organizmin, sidomos në këto ditë vere.

1.Lehtëson tretjen: Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa më shumë lëng biliar, një acid shumë i rëndësishëm për procesin e tretjes së ushqimeve. Sipas American Cancer Society, të gjithë pacientët që kanë probleme me kolitin duhet të nisin ditën me lëng limoni.

2.Pastron organizmin: Mënyra më e mirë për të eliminuar toksinat nga organizmi është nëpërmjet urinës. Acidi citrik i limonit jo vetëm që stimulon prodhimin e shpeshtë të urinës. Përmirëson gjithashtu funksionin e enzimave të mëlçisë duke sjellë detoksifikimin e saj.

3. Rrit veprimin e sistemit imunitar: Limoni është i pasur me vitaminë C që forcon veprimin e sistemit imunitar, duke krijuar një barrierë që mban larg infeksionet e ndryshme. Kur pini ujë me limon trupi juaj përthith shumë hekur, një përbërës i rëndësishëm që nxit veprimtarinë metabolike.

4.Rivendos ekuilibrin e niveleve të pH-it: Edhe pse limoni ka përmbajtje acide, ai shndërrohet në alkalin duke rivendosur ekuilibrin e niveleve të pH-it në trup duke eliminuar aciditetin e tepërt të tij.

5.Pastron lëkurën: Vitamina C dhe acidi citrik i limonit janë ndër aleatët e bukurisë të pa zëvendësueshëm.

6.Ndihmon të bini nga pesha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat