Kajsia, fruti i bukur i verës që pastron gjakun dhe mëlçinë - Bota Sot
Kajsia, fruti i bukur i verës që pastron gjakun dhe mëlçinë

Ushqime

E shtunë, 23 qershor 2018

Kajsia, fruti i bukur i verës që pastron gjakun dhe mëlçinë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, kajsia renditet edhe si një pemë kuruese.

Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu.

Fruta e freskët ka vlerë të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind. Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit.

Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato pi-qen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test