Përfitimet e çajit të xhenxhefilit dhe si ta përgatisni atë

Ushqime

Përfitimet e çajit të xhenxhefilit dhe si ta përgatisni atë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:19

Xhenxhefili është një super ushqim me aromë dhe shije specifike. Kjo erëzë përmban antioksidantë, vitamina, minerale dhe vajra esencialë që ndihmojnë trupin dhe mendjen.Xhenxhefili po ashtu ka efekte anti-virusale, anti-bakteriale dhe anti-parazitore.

Një nga mënyrat më të mira për të konsumuar xhenxhefilin është të përdoret si çaj, pasi kështu ofron shumë benefite shëndetësore.

Disa përfitime të çajit të xhenxhefilit:

Forcon sistemin imunitar

Ndihmon tejkalimin më të lehtë të ftohjeve dhe gripeve

Qetëson stomakun

Redukton stresin

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Qetëson dhimbjet e muskujve

Freskon erën e gojës

Ndihmon në humbjen e peshës

Ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Alzhaimerit

Por si ta përgatisni çajin e xhenxhefilit?

Përbërësit:

1 copë xhenxhefili të freskët (2-3 cm të gjatë)

1 litër ujë

Disa lugë gjelle mjaltë

1 limon

Përgatitja:

Qërojeni xhenxhefilin dhe prejeni në feta të holla. Vendosini fetat e xhenxhefilit në një tenxhere dhe mbusheni me ujë. Ziejeni xhenxhefilin për të paktën 15-20 minuta në temperaturë të ulët.

Më pas, largojeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të qëndrojë kështu për 5 minuta. Kullojeni lëngun e xhenxhefilit të cilin mund ta ëmbëlsoni me mjaltë dhe limon (sipas dëshirës).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat