Përfitimet shëndetësore dhe të mirat e qershive

Ushqime

Përfitimet shëndetësore dhe të mirat e qershive

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Qershitë janë nga frutat e kësaj stine, shija e të cilave është e parezistueshme.

Sot në emisionin “Kush vjen për drekë”, blogerja e ushqimit Kristi Janku foli pikërisht për to. Në rubrikën e saj “me duart e Kristit” blogerja tregoi për përfitimet dhe të mirat shëndetësore të konsumit të qershive.

Qershitë përmbajnë vitaminë C, A dhe potas. Por, në to gjenden në sasi shumë të vogla edhe minerale, polifenolë dhe fibra.

Ndihmojnë shumë në funksionimin e aparatit tretës dhe kanë efekte antiinflamatorë. Ato janë fruta shumë të mira për ata që ndjekin dieta për dobësim, pasi kanë shumë pak sheqer dhe kalori. Studimet kanë treguar se qershitë mund të reduktojnë dhimbjet e artritit. Ato përmbajnë flavonoidë që kanë funksion antioksidues dhe luftojnë radikalet e lira. Lëngu i qershive këshillohet për ata që vuajnë nga pagjumësia, pikërisht sepse përmbajnë melatoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat