Smoothie me mollë për mëngje - Bota Sot
Smoothie me mollë për mëngje

Ushqime

E premte, 17 gusht 2018

Smoothie me mollë për mëngje

Më: 17 maj 2018 Në ora: 19:52

Smoothie me mollë është thjesht fantastik dhe ju kujton shijen e ëmbëlsirave me këtë frut.Kombinimi i erëzave me gjalpin e kikirikut dhe ëmbëlsinë natyrale të rrushit të thatë do t’ju shijojë shumë.

Eshtë i shkëlqyer nëse planifikoni të keni një dite aktive dhe ju duhen shumë energji. Si çdo smoothie tjetër, bëhet gati në pak minuta.

Përbërësit

1 mollë mesatare

1/3 gotë tërshërë

1/2 gotë kos

1 & 1/4 gotë qumësht

1/4 gotë rrush i thatë

1 lugë gjellë (tbs) gjalpë kikiriku

Pak pluhur arrë moskati

Kripë

Kanellë

Përgatitja

Vendosni të gjithë përbërësitë bashkë, përveç kanellës dhe arrës së moskatit, dhe përziejni në blender për 2-3 minuta në shpejtësi mesatare.

Vendoseni në gota ose kavanoz dhe hidhni sipër pak kanellë dhe arrë moskati sipas dëshirës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test