Ushqimet që luftojnë celulitin

Ushqime

Ushqimet që luftojnë celulitin

Më: 9 maj 2018 Në ora: 21:39
Ilustrim

Shtatzënia, çrregullimet hormonale dhe luhatjet në peshë janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e tij. Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve.
Është një problem estetik që shkakton pakënaqësi tek shumë prej nesh, megjithatë janë disa ushqime që ndihmojnë në eliminimin e celulitit.

Salmoni
Është i pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë yndyrën e celulitit. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në trup.

Farat e lulediellit
Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, zinkut, kaliumit, si dhe vitaminës B6 që ndihmon në luftën ndaj celulitit.

Specat djegës
Edhe specat djegëse përmbajnë vitaminë B6, e cila është një prej armëve kryesore në luftën ndaj celulitit. Rrisin altivitetin metabolik me 25% për tre orë pasi i konsumoni. Kjo e bën trupin të djegë kalori, gjë që çon në shkrirjen e yndyrës.

Manaferrat dhe boronicat
Këto dy fruta pylli rrisin prodhimin e kolagjenit dhe kjo përmirëson pamjen e lëkurës tuaj. Po ashtu ato përmbajnë antioksidantë që shkrijnë yndyrën e grumbulluar poshtë lëkurës.

Uthulla e mollës
Këshillohet të përdoret në sallatë, ta pini duke e tretur në ujë detox me limonë pasi përmban kalium, magnez dhe kalcium, të cilat largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga barku dhe kofshët. Largimi i toksinave gjithashtu ndihmon në largimin e hormoneve të stresit dhe balancimin e estrogjenit, që çon në reduktim të celulitit.

Çaji i gjelbër
Përbërësi aktiv që ndodhet në çajin i gjelbër, Epigallocatechin gallate, apo EGCG rrit metabolizmin, çka çon në djegie të yndyrës. Kjo ndikon në parandalimin e përhapjes së celulitit. Shmangni kafen, pasi sasia e madhe e kafeinës që ajo përman ju dehidraton dhe nxit trupin të mbajë lëngjet dhe toksinat që përhapen nën trup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat