Katër ushqimet që i zhbllokojnë arteriet në mënyrë natyrale - Bota Sot
Katër ushqimet që i zhbllokojnë arteriet në mënyrë natyrale

Ushqime

E diel, 27 maj 2018

Katër ushqimet që i zhbllokojnë arteriet në mënyrë natyrale

Më: 9 maj 2018 Në ora: 21:19
Ilustrim

Nëse keni për qëllim ta keni një zemër të shëndetshme, atëherë keni parasysh se ekziston një numër i madh i ushqimeve të cilat mund t’ju ndihmojnë që në mënyrë natyrale t’i zhbllokoni arteriet, ta ulni shtypjen e gjakut dhe ta zvogëloni inflamacionin.

Shumica prej këtyre ushqimeve të mëposhtme përmbajnë yndyra të shëndetshme, antioksidues dhe përbërës tjerë që nuk janë të mirë vetëm për zemrën, por edhe për lëkurën, flokët, prodhimin e hormoneve, etj.

Asparagusi
Asparagusi është një nga perimet më të mira për pastrimin e arterieve, ndërkaq është i mbushur me fibra, minerale, vitaminë K, B1, B2, C dhe E. Asparagusi ndihmon edhe në uljen e shtypjes së gjakut dhe parandalon trashjen e gjakut që mund të shkaktojë probleme serioze kardiovaskulare.

Avokado
Herën e ardhshme kur përgatitni sallatë apo sandviç, konsideroni t’i shtoni edhe disa rriska avokado. Studimet kanë treguar se konsumimi ditor i avokados rezulton në kolesterinë të përmirësuar me zvogëlim të triglicerideve dhe LDL-s për rreth 22% dhe 11% rritje në HDL (që ndryshe njihet si kolesteroli i ‘mirë’).

Brokoli
Brokoli është perime tjetër e mbushur me vitaminë K e cila ndihmon në parandalimin e gëlqerëzimit apo forcimit të arterieve.

Farat ‘chia’
Kur përfshihen në ushqim, farat Chia të mbushura me fibra dhe acid alfa-linolenik mund të ndihmojnë në pastrimin e arterieve duke e rregulluar shtypjen e gjakut, duke e zvogëluar kolesterolin e keq, duke i zvogëluar trigliceridet dhe duke e rritur kolesterolin e mirë.

Përveç këtyre ushqimeve, edhe kanella, vaji i kokosit dhe kafja janë të mahnitshme për një zemër të shëndetshme.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test