Ushqimet që largojnë helmet nga trupi juaj

Ushqime

Ushqimet që largojnë helmet nga trupi juaj

Më: 27 prill 2018 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Kur ju jeni duke u përgatitur për detoksifikimin (largimin e helmeve) nga trupi juaj, mbusheni frigoriferin me ushqime të gjelbra ( spinaq, brokoli, lakër jeshile e të tjera).

Këto perime pastrojnë trupin nga një shumëllojshmëri e toksinave kimike që i marrim nga mjedisi të tilla si (smogu, herbicidet, pesticidet, metalet e rënda etj).

Më poshtë gjeni disa nga ushqimet që duhet t’i konsumoni patjetër nëse doni që të largoni helmet nga trupi juaj.

Mollat

Studimet e fundit kanë treguar se mollët janë një ndihmë e madhe për eliminimin e toksinave nga trupi.

Njejtë si mollët, edhe lëngu i tyre ka dobi. Mollët përmbajnë një lloj të veçantë të fibrave që ndihmon në pastrimin e trupit nga metalet e rënda si dhe në luftën me parazitët dhe pastrimin e lëkurës.

Selino

Selino ndihmon për ta detoksifikuar trupin në disa mënyra. Kjo perime vepron si një diuretik, ndihmon në pastrimin e gjakut, si dhe eliminimin e lëngjeve dhe acideve nga nyjet.

Poashtu, selino stimulon punën e gjëndrës tiroide dhe gjëndrrës së hipofizës.

Limoni

Limoni është plot me vitaminë C – ndihmon në pastrimin e gjakut, pastron lëkurën nga toksinat që shkaktojnë puçrra dhe probleme tjera.

Lëngu i limonit me ujë të ngrohtë është gjithashtu i mirë për mëlçinë dhe ndihmon për të mbrojtur veshkat nga gurët.

Uji

Për shumë njerëz, uji nuk shihet si një pije që mund të ndihmojë detoksifikimin e trupit, por uji është elementi kyç që ndihmon trupin të largojë helmet ashtu si ndihmon proceset natyrore në trup të ndodhin normalisht.

Xhenxhefili

Ky ushqim është i shkëlqyer për tretje duke ndihmuar trupin tuaj të lëshojë sa më shpejt që të jetë e mundur toksinat dhe bakteret e padëshiruara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat