3 të mira që trupi përfiton nga qershitë

Ushqime

3 të mira që trupi përfiton nga qershitë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 10:22
Qershite

Duke pasur parasysh që kanë pak kalori, dhe shumë veti shëndetësore mos hiqni dorë nga qershitë.

Gjeni më poshtë tri përfitime nga qershitë:

Luftojnë plakjen

Këto fruta të vogla dhe të pa rezistueshme përmbajnë vitaminë A, C dhe ato të grupit B. Janë një burim i fortë oligoelementesh dhe mineralesh, mes të cilave, hekuri, kaliumi, magnezi. Të pasura me antioksidantë, të nevojshme për të neutralizuar radikalet e lira dhe të luftojë plakjen.

Të japin energji

Sipas disa studimeve të fundit, qershitë janë një ushqim i rëndësishëm për ata që bëjnë sport apo një jetë aktive. Avantazhet më të mira merren duke pirë lëngun e tyre dhe disa kokrra në mëngjes.

Lëkurë e bukur

Qershitë na bëjnë dhe më të bukur, sidomos lëkurën. Me 6 qershi të pjekura, një fetë kastraveci dhe një lugë kos natyral, i përzien bashkë në mikser, e lë të pushojë 10 minuta, përgatit një maskë rifreskuese dhe rivitalizuese për tu aplikuar në zonën përreth syve. Në këtë mënyrë largoni qeset që formohen, rrudhat dhe shikimin e lodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat