Dhjetë racione më të shëndetshme në botë, të cilat gatuhen në çast

Ushqime

Dhjetë racione më të shëndetshme në botë, të cilat gatuhen në çast

Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:50
Foto Ilustrim

I ashtuquajturi “superushqim” përbëhet nga superpërbërës të cilët trupit tuaj i ofrojnë shëndetin e nevojshëm.

Është koha t’ju tregojmë recetën për ushqimin më të shëndetshëm dhe me gatimin e tij më të thjeshtë dhe më të shijshëm.

1. Kërpudhat

Artikulli i shijshëm i cili mund të jetë zëvendësim i shkëlqyeshëm i mishit të kuq. Kërpudhat rregullojnë nivelin e estrogjenit te femrat dhe i mbrojnë nga kanceri i gjirit.

Receta e shpejtë: Pritni kërpudhat në feta dhe fërgoni në vaj ulliri, shtoni qepë dhe verë dhe fërgoni derisa vera të avullojë. Shtojcë e shkëlqyeshme bashkë me gjoks pule.

2. Elbi

Drithërat janë të pasura me fibra dhe veprojnë kundër kolesterinës së ngritur. Janë shumë të dobishme për rregullim të metabolizmit.

Receta e shpejtë: Zieni elbin dhe bizelet, shtoni cilatdo perime që ju bien në mend dhe do të arrini të keni garniturë të shijshme. Nëse dëshironi shije më të mirë, fërgoni copëzat e proshutës dhe shtoni në garniturë.

3. Arrat

Artikulli i shkëlqyeshëm i pasur me thartira yndyrore omega-3, të cilat e ulin dhe e rregullojnë kolesterinën e keqe.

Receta e shpejtë: Për të marrë nga ky artikulli vetëm cilësitë më të shëndetshme, nuk është e nevojshme kurrfarë përgatitjeje. Përzieni një grusht arra, fiq të thatë dhe fara anason dhe do të keni një bombë energjike të cilën mund ta kombinoni në vend të desertëve apo midis racioneve.

4. Brumërat integrale

Format më të shëndetshme të brumërave (makaronave) të cilat përmbajnë trefish më shumë fibra nga cilado tjetër qoftë. Drithërat e plota janë shumë të shëndetshme për organizmin tuaj dhe për metabolizmin.

Receta e shpejtë: Fërgoni pak qepë dhe shtoni mish peshku ton në vaj ulliri, misër dhe domate të grira. Salcën shërbejeni me parmezan bashkë me makaronat integrale.

5. Gjalpë nga kikiriku apo bademet

Këta artikuj të pasur me proteina përmbajnë thartira yndyrore mono të pangopura (oleine), të cilat janë shumë të mira për zemër. Gjalpin mund ta bëni edhe vetë.

Receta e shpejtë: Përzieni 2 filxhanë të vegjël kikirikë të fërguar apo bademe, një lugë e gjysmë të vogël vaj, gjysmë luge të vogël sheqer të kafenjtë dhe kripë sa mund të kapni me gisht. Nëse dëshironi gjalpë të ëmbël, shtoni pak mjaltë.

6. Kinoa

Kinoa nuk është drithë, por farëra të bimës e cila është e ngjashme me bizelen. Është e pasur me albumine dhe aminothartira, fibra të tretshme, fosfor, magnez.

Receta e shpejtë: Duke pasur parasysh që kinoa është shtojcë e cila shkon me të gjitha ushqimet, përgatiteni në vend të orizit dhe makaronave. Është shtojcë e shkëlqyeshme e perimeve të ziera dhe e mishit të pjekur në skarë.

7. Qumësht i mazitur

Qumështi i mazitur përmban 9 nutrienë esencialë, midis të cilëve janë kalciumi, vitamina B e cila është e mirë për funksion neurologjik, vitamina D e cila lufton kancerin.

Receta e shpejtë: Hiqni dorë nga kafja e bardhë apo qumështi i zakonshëm dhe hidhni kësaj pijeje hidhni erëza me ekstrakt vaniljeje apo kanellë.

8. Boronica

Kjo superpemë është e pasur me fibra, është antioksidans i shkëlqyeshëm dhe jashtëzakonisht e dobishme për forcim të enëve të gjakut. Boronicat janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, bioflavonoideve, thartirës folike, kaliumit, kalciumit dhe hekurit.

Receta e shpejtë: Akulloren nga vanilja apo jogurti bashkojeni me këtë pemë të shijshme dhe do të keni desert të shëndetshëm.

9. Bullguri

Bullguri është gruri gjysmë i zier, i thatë dhe i thërrmuar. Është i pasur me hekur, fosfor, zink, mangan, selen, magnez, kalium dhe me vitaminë B. Është jashtëzakonisht i dobishëm për sistemin e tretjes, por ndihmon edhe te kapsllëku, divertikuloza e zorrës së trashë, sëmundjet e zemrës dhe kancerit.

Receta e shpejtë: Mu sikur orizi, makaronat dhe kinoa, bullguri është i shijshëm dhe shtojcë neutrale e cila mund të kombinohet me të gjitha gjellët.

10. Thjerrëzat

Thjerrëzat bëjnë pjesë në grupin e bishtajoreve me kokrra. Nuk përmbajnë yndyra të ngopura, por as kolesterinë të dëmshme, mirëpo janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme dhe të patretshme. Të njohura si artikull i dobishëm energjik për shkak të koncentrimit të lartë të vitaminës B dhe të sasive të mëdha të hidrokarbureve.

Receta e shpejtë: Thjerrëzat shkojnë shkëlqyeshëm me domate, qepë, hudhër, mish, produkte të mishit të thatë, vaj ulliri, djathë delesh dhe dhish. Gatuajeni garniturë të shijshme ose si shtojcë për mishin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat