Ushqimet që ju bëjnë të ndiheni të uritur

Ushqime

Ushqimet që ju bëjnë të ndiheni të uritur

Më: 16 prill 2018 Në ora: 22:15
Buka

Shpesh na ndodh që kemi përfunduar ushqimin, megjithatë pas disa minutash kemi nevojë që të hamë diçka të vogël.

E kjo nuk ka të bëjë me sasinë që keni ngrënë apo në qoftë se keni ngrënë shpejt apo ngadalë.

Që të mos ndjeni uri pas vakteve duhet të bëni ndryshime në ushqimet që hani.

Buka e grurit

Buka e grurit ka një indeks të lartë të glikemisë që shkakton çrregullim të sheqerit në gjak duke ju bërë të ndiheni më të uritur. Prandaj zëvendësoni bukën e grurit me bukë elbi, misri dhe thekre.

E verdha e vesë

Shpeshherë e shmangni të verdhën e vesë duke menduar se është armiku numër një i kolesterolit, dhe ndoshta bëni mirë, por ndryshe nga e bardha ajo arrin t’ju ngopë pasi është e mbushur me proteina dhe minerale të nevojshme.

Orizi i bardhë

Orizi i bardhë ka karbohidrate të thjeshta që kthehen shpejt në sheqer duke iu bërë të uritur përsëri. Prandaj në vend të orizit të bardhë përdorni atë kafe ose të zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat