Ushqimet të cilat përdoren për të fituar hekur

Ushqime

Ushqimet të cilat përdoren për të fituar hekur

Më: 14 prill 2018 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Mungesa e hekurit është mungesa më e zakonshme në ushqim dhe gratë janë midis atyre që kanë risk më të lartë.

Hekuri është kritik për prodhimin e hemoglobinës, një proteinë që ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të furnizojnë me oksigjen të gjithë trupin tuaj.

Pra pa atë, çdo gjë vuan dhe mund të shkaktojë anemi.

Për fat, nuk është gjë e rëndë të kesh hemoglobinë të ulët dhe është vetëm anemi.

Mungesa e hemoglobinës është njëjtë për të gjithë dhe më poshtë gjeni disa ushqime të cilat ju ndihmojnë të ktheni nivelin e duhur të kësaj substance në trup.

Mëlçia

Mëlçia është e pasur me hekur, thelbësore për hemoglobinën.

Ushqimet e pasura me acid folik

Acidi folik nuk është i rëndësishëm vetëm gjatë shtatzënisë, por dhe kur keni hemoglobinë të ulët, pra anemi, pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.  Mes ushqimeve që përmbajnë sasi të mjaftueshme acidi folik renditen asparagët, portokalli, kokrrat e grurit, avokado, fasulja, soja dhe farat e kungullit.

Peshqit

Peshqit të cilët janë më të mirë kur jeni anemik/e janë salmoni, peshku ton, sardelet dhe skumbria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat