Shkenca vërteton se vaji i peshkut parandalon vdekjen e parakohshme

Ushqime

Shkenca vërteton se vaji i peshkut parandalon vdekjen e parakohshme

Më: 9 prill 2018 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Të ushqyerit mjaftueshëm me vaj peshku apo me salmon ose skumbri, mund të zvogëlojë rrezikun nga vdekja e parakohshme deri në një të tretën.

Kështu thotë një studim i fundit i realizuar në universitetin e Dakotës së Jugut, ndërsa u eksperimentuan rreth 2500 njerëz të moshuar.

Sipas raportit, ata që kishin sasinë më të lartë të Omega 3 kishin 34 për qind më pak gjasa për të vdekur brenda shtatë vjetëve të ardhshme.

Ata ishin gjithashtu 39 për qind më pak gjasa të vuajnë nga ndonjë atak në zemër apo sulm.

Acidet yndyrore – të gjetura në prodhimet e detit, si salmoni, skumbri dhe sardelet – ishin një parashikues më i mirë i shëndetit të mirë sesa nivelet e kolesterolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat