Ne i konsumojmë, por dentistët as që i fusin në gojë

Ushqime

Ne i konsumojmë, por dentistët as që i fusin në gojë

Më: 31 mars 2018 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Disa nga ushqimet që na duken më normalet mund të jenë absolutisht shumë të dëmshme për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve.

Ne pyetëm dentistët për të na treguar se cilat ushqime menjanojnë ata dhe disa prej tyre na kanë surprizuar.

Kokoshkat

Largojeni atë tas me kokoshka miq.

“Një numër i madh njerëzish vijnë me dhëmbë të thyer për shkak se kanë ngrënë korra kokoshkash gjysmë të pjekura, që të mos përmendim cipat tinzare,” thotë Jonathan Neman, një dentist në New York City.

“Lëvoret e kokoshkave janë famëkeqe sepse gjejnë rrugën tyre në mes të dhëmbëve dhe gjithashtu shkaktojnë dhimbje të mishit të dhëmbëve. “

Ne jemi shqetësuar nga ky lajm duke qënë se kokoshkat janë ndër ushqimet e shpejta më të shëndetshme!

Frutat e thata

Pavarësisht se sa të shijshme mund të jenë dhe sa shumë mund ta doni ananasin e thatë apo ato fibrat që vijnë nga kumbullat, frutat e thata janë një katastrofë për dhëmbët.

“Jo vetëm se kanë shumë sheqer, por janë edhe shumë ngjitëse dhe ngelin në kanalet ndërmjet dhëmballëve duke krijuar zgavra”, – shpjegon Dr Neman.

Pijet e ëmbla me kafe

Përgatituni për të provuar listën e hileve tona të kafesë pa kalori, sepse ato gotat me ëmbëlsues ekstra janë më të këqija se makthi juaj më i madh për dhëmbët.

“Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj qumështit dhe sheqerit gjatë një ore ose më shumë, e bën të vështirë për pështymën që të luftojë kundër sheqernave dhe acideve të prodhuara nga bakteret në gojën tonë”, thotë Dr. Neman.

“Pështyma është mbrojtësi më i madh i dhëmbëve tanë dhe për shak të sulmeve konstante të sheqerit që shkaktohen sa herë që ne të pijmë nga gotat me pije me sheqer, me kalimin e kohës gjëndrat e pështymës nuk arrijnë të kenë efektin e nevojshëm.”

Farat

Harrojini farat e mbetura të kungullit që keni nëse doni që t’i keni dhëmbët në gjendje të mirë, thotë Dr. Neman.

“Shumë fara kërkojnë që ato të hapen me dhëmbët tanë të parë, duke shkaktuar lehtësisht ciflosjen e skajeve të këtyre dhëmbëve.”

Uji i nxehtë me limon

Nëse keni dëgjuar se uji i nxehtë me limon e zëvendëson shkëlqyeshëm kafenë si pije për në mëngjes, mendojeni dy herë përpara se ta pini, sepse dentistët thonë se dëmton smaltin e dhëmbëve.

“Veshja e dhëmbëve shkaktohet nga aciditeti i limonit që e dëmton smaltin e dhëmbëve”, tha Raha Sepehrara, Mjeke e Ndërhyrjeve Dentare.

“Ekspozimi i përsëritur dhe i shpeshtë ndaj pijeve apo ushqimeve me acide mund të shpërndajë smaltin e dhëmbëve, duke ekspozuar shtresën e brendshme të dhëmbëve të quajtur dentinë, e cila është më e verdhë se smalti dhe gjithashtu shumë e ndjeshme”.

Akulli

Ju duhet të ndaloni së kafshuari akull sa më shpejt të jetë e mundur, sepse është shkatërruese, thotë Jon Marashi, Mjek i Ndërhyrjeve Dentare.

“Akulli është shumë i vështirë për smaltin e dhëmbëve dhe shkakton çarje të vogla në dhëmbë. Mund të thyejë edhe një pjesë të dhëmbit”.

Pijet energjike

“Pijet energjike kanë përmbajtje të lartë acidi, pehash të ulët dhe përmbajtje të lartë sheqeri.

Kam parë një rritje në numrin e dhëmbëve të prishur mes studentëve të kolegjit që i konsumojnë këto më tepër për të qëndruar natën më gjatë zgjuar, qoftë duke studiuar apo duke festuar,” thotë Marashi.

“I vesh të gjithë dhëmbët dhe po ashtu ndikon tek të gjithë në mënyrë të barabartë. Do të përfundoni duke pasur një gojë plot zgavra ndërmjet dhëmbëve!”

Stafidhe të muluara me çokollatë

Mund të jenë të preferuarat e të gjithëve si një ushqim për gjatë kohës që shikoni një film, por nuk janë aspak të shëndetshme.

“Është e habitshme, por çokollata vetëm është më pak e dëmshme se rrushi. Përmbajtja e sheqerit është më e lartë dhe pigmenti ngjitës i rrushit mbërthehet në kanalet e dhëmbëve tuaj,” thotë Marashi.

“Çokollata është thjesht vajguri për zjarrin!”

Pijet e sportit

“Pijet e atletikës u krijuan për të ri-hidratuar atletët dhe për të plotësuar lëndët ushqyese dhe elektrolitet e humbura”, thotë Krysta Manning.

“Megjithatë, këto përfitime shëndetësore shpesh vijnë me një dozë të rëndë sheqernash.

Sheqernat e lëngëta njihen për shkak se dëmtojnë dhëmbët në vende të vështira për t’u arritur dhe janë edhe më të dëmshme kur futen në një mjedis të thatë të gojës.”

Vetëm nëse jeni atletë me performancë të lartë, ri-hidratohuni me ujë të pastër.

Gjalpi i kikirikut dhe reçeli

“Secili nga dy përbërësit shpesh ka përmbajtje të lartë të sheqerit,” thotë Dr. Manning.

“Shtoni në sasi të ngjitshme dhe keni një recetë të përsosur për dëmtimin e dhëmbëve.

Nëse do ta shijoni këtë ushqim, unë rekomandoj që të kërkoni gjalpë kikiriku dhe xhelatina që nuk kanë sheqer të shtuar dhe të pini shumë ujë. 

Nëse është e mundur, lajini dhëmbët dhe sigurohuni që të largoni të gjithë ushqimin e betur në dhëmbë.”

Ushqimet e konservuara

Nëse frutat e konservuara tingëllojnë të shëndetshme, sepse kanë fjalën “fruta” në të, mendojeni dy herë.

“Ndërsa fruti zakonisht konsiderohet një opsion i shëndetshëm, frutat e konservuara shpesh mund të jenë jo të shëndetshme.

Nëse janë të zhytura në shurup dhe të veshura me sheqer, janë opsione vetëm një hap larg karameleve”, thotë Dr Manning.

Uji i gazuar

Pija juaj e preferuar pa kalori nuk është aq e shëndetshme sa pretendon të jetë.

Ky studim zbuloi se ekspozimi ndaj ujit të gazuar, mund të jetë po aq i dëmshëm për dhëmbët sa është lëngu i portokallit.

Haribot

Duhet të shmangen ëmbëlsirat në formë xheli sepse i shkatërrojnë dhëmbët, thotë Lawrence Fung, një dentiste kozmetike.

“Ato janë të tmerrshme për dhëmbët tuaj, duke qënë se ato ngjiten ndaj sipërfaqes së dhëmbëve dhe sa më gjatë që dhëmbët të kenë kontakt me këto ëmbëlsira, aq më shumë acid prodhohet nga bakteret që shkatërrojnë zgavrat e dhëmbëve”.

Granola

“Na vjen keq për ju të dashuruarit pas ushqimeve të shpejta, granolat mund të jenë plot me fibra dhe minerale, por ata janë të tmerrshme për higjienën orale dhe jo aq të shëndetshme sa mund ta keni menduar.

“Ata kanë një sasi të madhe sheqeri që nuk është i mirë për dhëmbët”, – thotë Dr Baker.

“Disa prej tyre gjithashtu mbulohen me sheqer shtesë për të qënë më krokante, ku rrezikoni të thyeni dhëmbët po ashtu edhe të prishni smaltin për shkak të sheqerit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat