Dieta Ushqimore per Zemer te Shendetshme

Ushqime

Dieta Ushqimore per Zemer te Shendetshme

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:41
Foto Ilustrim

Sëmundjet kardiovaskulare përfaqësojnë një ndër shkaqet kryesore të vdekjes së shumë individëve. Ndërkohë që janë sëmundje të cilat modifikojnë stilin e jetës së pacientit. Në më shumë se 90% të rasteve, shfaqet infarti i miokardit i cili je psi pasojë edhe nekrozën e miokardit. Simptomat klasike shfaqen që nga dhimbje e toraksit, djegie , etj.

 

Sëmundjet kardiovaskulare kanë shumë faktor risku (mosha, seksi, presioni arterial, alkooli, duhan-pirja, diabeti, kolesterolemia, etj). Megjithatë faktorët ndahen në të modifikueshëm ku përfshihet stili i jetesës dhe ushqyerja,diabeti, kolesterolemia, hipertensioni arterial, mbipesha, duhan-pirja ,  dhe jo te modifikueshëm si mosha, gjinia mashkullore dhe historiku familjar.

REKOMANDIME TE PËRGJITHSHME DIETIKE

Zgjedhja e ushqimeve me sasi te ulët të yndyrave dhe kolesterolit
Zgjedhja e ushqimeve me sasi të larte amidoni, fibrash dhe sasi te ulet sheqernash.
Gatuani me yndyra vegjetale (vaj ulliri, misri, liri, soje etj)
Preferoni metoda gatimi si avull, zierje, piastra, presioni
Konsumoni 5 vakte : mengjes, mesvakti ne oren 10, dreka, pasdite, darka

USHQIMET E NDALUARA

Alkooli
Ushqimet  e konservuara, ekstraktet e mishit, salsat e konservuara me shume kripe.
Fast food-et
Salsat si majoneza dhe ketchup.
Ushqimet e skuqura.
Patatinat,ushqimet snack te konservuara
Pijet me sheqer dhe gaz si koak kola, uji tonik, cajrat e ftohta, lëngje te  frutave te konservuara, pijet energjetike etj.
Shtesat ushqimore si gjalpi, margarina, panna, pancetta etj
Ushqimet e përpunuara si salsice, sallam, proshuta
Ëmbëlsirat e renda

USHQIMET E  REKOMANDUAR DHE TE LEJUARA

Perimet krudo dhe te ziera apo ne avull. Te merren ne sasi te mëdha. E mira është te konsumohen ne te njëjtin porcion , lloje te ndryshme duke rritur mundesinë per te marre njekohesisht sasi te konsiderueshme kripërash minerale, vitamina dhe antioksidues te nevojshëm për organizmin si dhe te nevojshëm pe te ulur dhe parandaluar rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Fruta, rreth dy deri tre lloje frutash ne dite për hir te sasisë me minerale, vitamina dha antioksidues.  E mira është te konsumohen me lëkure. Eshte e keshillueshme te merren frutat e stines duke evituar ato te ruajturat ne frigoriferë industrial.

Peshku, është mire te përfshihet 3 deri 4 here ne jave. Preferohet te merren peshqit me sasi te larta te acideve yndyrore si omega 3 te cilat ndalojnë veshjen e eeve te gjakut me kolesterol.
Sardele dhe acuget
Bishtajoret (qiqra, fasule, thjerrëza, bizele, etj). Bishtajoret jane nje burim i rendësishëm i proteinave vegjetale.
Keshillohet te  konsumohen 2-3 here ne jave drithera.
Mishi i bardhe, (pula, gjel deti, lepur) sigurisht pa lëkure. Kryesisht ne avull ose furre..
Djathërat e freskët si rikota, mocarela. Te konsumohen dy here ne jave si pjate e dyte. Mund ta përdorni si garniture perimesh duke favorizuar marrjen e nevojshëm te kalciumit
Veze , 2 ne jave
Qumësht dhe kos te skremuar, një here ne dite.
Oriz , makarona integrale.
Supe perimesh
Erëza dhe aceto balsamike
Uje te paktën 1.5 litra ne dite, preferohet uje oligomineral
Fara kia, liri, susam
Domatet kruesisht te ziera
Qepa dhe hudhra
Frutat e thata
Molle, banane, kivi, avokado

KUJDES

Keto janë këshilla prej dietologut por kini kujdes, gjithçka e detajuar duhet te konsumohet pas vizitës tek kardiologu dhe tek dietologu për te përcaktuar kështu sasinë dhe llojin e sakte te vakteve.

Pergatiti: Hyrida Basha – Dhima (Dietologe, Nutrizioniste, Biologe )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat