Dieta per Femije te Shendetshem

Ushqime

Dieta per Femije te Shendetshem

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:39
Foto Ilustrim

Shumë nëna shpesh ndodhen nën presion me fëmijën e parë, janë nervoze dhe të frikësuara për të filluar ushqim solid fëmijës së tyre. Parë nga ky këndvështrim, pyetja është gjithmonë e njeta: çfarë duhet të hanë fëmijët. Shpesh pyetet cili është ushqimi dhe ushqyerja më korrekte për të vegjlit. Mbi të gjitha duhet të dihet që  mënyra më e mirë për ushqyerje është organizimi I  ushqimit në 5 vakte.

Një ndër rregullat më të rëndësishme është variaconi I ushqimeve, pra të mos I jepet fëmijës shpesh I njëjti ushqim. Kështu nënat duhet të inspirohen nga tryeza mesdhetare dhe të krijojnë menu të shumëllojshme. Dieta mesdhetare është e varfër në yndyrna dhe në protein shtazore, e pasur në karbohidrate , fibra, antioksidues, dhe  është I njohur botërisht për dobitë e saj. Dieta mesdhetare  është e pasur me drithëra të ndryshëm , më bishtajore, qumësht dhe nënproduktet e  tij , perime, peshk dhe vaj ulliri.

Fëmija duhet të konsumojë një sasi të mirëpërcaktuar të ushqimit me porcione ditore që fillojnë nga 55-60% të kalorive totale për karbohidratet, 15%  proteina, 25-30% yndyrna. Dreka duhet ta furnizoje fëmijën me 40% të kalorive ditore, darka duhet ta mbushi me  25%, kurse mengjesi duhet të jetë shumë I bollshëm, ndërkohe mesvaktet duhet të jenë 15% të kalorive ditore.

Ja skema që ju bën të kuptoni nevojat kalorike sipas moshës së fëmijës tuaj.

Çfarë duhet të hanë fëmijët dhe në çfarë raporti?

• Bukë: çdo ditë, një deri në dy porcion nga 50 gr .

• Patate: një porcion 200 gr ose dy herë në javë. Nuk përfshihen patatet e skuqura madje nuk lejohen.

• Makarona , drithëra integrale: një porcion  80-100 gr në drekë ose në darkë  (50 gr nëse përdoren në supë).
• Bukë të thekura, biskota integrale, krakersa: në mengjes ose paradite, 2 feta bukë të thekura, 30 gr biskota, 4 kraker.
• Peshk: 1 porcione rreth 150 gr për tu konsumuar 3 herë në javë.

• Mishi: tre ose katër racione në javë me 100 gr,kryesisht mish I bardhë (pulë deti, pule, struc, lepur)  duke reduktuar konsumin e mishit të kuq ne dy here në javë maksimumi

• Vezë: dy deri në trë herë në javë, në formë omletash me perime dhe të ziera. JO TË SKUQURA.

• Legume: një porcon tre kater herë në javë.

• Djathra: 1 porcion nga  100 gr ose dy tre herë në javë në varësi të moshës.

• Perime: 1 pjatë në drekë dhe darkë me 80 deri 200 gr.

• Fruta: 2-3 porcione në ditë nga  100-150 gr.

• Embelsira, akullore, çokollata: një  porcion me  50 gr një herë në javë

• Qumësht: 450 ml duke perfshire dhe kosin te konsumohet ne mengjes os ene mesvakte kombinuar me fruta të thata ose të thara.

• Ujë: 1,5 l në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat