Përfitimet shëndetësore të limonit

Ushqime

Përfitimet shëndetësore të limonit

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:19
Foto Ilustrim

Limoni, ose armiku i mikrobeve lufton infeksionet e brendshme dhe të jashtme; është edhe një ndihmë për bukurinë e lëkurës

I pasur me kripëra minerale, limoni është edhe një përqëndrim vitaminash: vitamina A (që gjendet te lëngu dhe tek tuli i freskët), karoteni dhe, sidomos, vitamina C që me doza të mëdha është në gjendje ta bëjë organizmin më rezistent ndaj infeksioneve (100 g frut të furnizojnë me 40-50 miligramë).

Të gjitha pjesët e agrumit mund të përdoren për një qëllim kurues, por nëse përdoren lëkurat, është më mirë të siguroheni që fruti vjen nga kultivime biologjike, që të mos e shndërroni valesën në një përzierje antiparazitësh të rrezikshëm.

Të gjitha vetitë e tij

Limoni ka veti të ndryshme: lëngu i tij është i përshtatshëm për të ndaluar infeksionet e brendshme (në mushkëri ose probleme me zorrët) ose infeksionet e jashtme (sidomos ato që prekin mukozat e gojës).

Eshtë një ilaç i shkëlqyer për dhembjet reumatismale dhe ka një aktivitet stimulues në mëlçi dhe stomak. Pastron gjakun dhe mund të ofrojë një ndihmë të vlefshme për bukurinë e lëkurës.

Për mëlçinë: lëreni lëkurën e limonit të zbruhet në një filxhan me ujë të valuar për një natë. Shtoni lëngun e limonit. Pijeni me stomakun bosh.

Kundër të përzierave: në një gotë ujë hidhni disa feta limoni ose lëngun e një fruti në gjysmë gote uji me sheqer.

Kundër oksiureve: shtypni lëkurën, farërat dhe tulin e një limoni. Lërini të zbruhen në ujë dhe ëmbëlsojeni me mjaltë. Pijeni në mbrëmje.

Për të përthithur hekurin: nëse vuani nga anemia dhe ju është përshkruar një kurë me bazë hekuri, lëngu i 1-2 limonëve në ditë thjeshton përthithjen e mineralit nga ana e organizmit.

Si ta përdorim, me feta apo të shtrydhur

Për migrenën: aplikoni në tëmtha kompresa me lëng limoni.

Për thonjtë delikatë: aplikoni lëng limoni, në mëngjes dhe në mbrëmje, për të paktën 10 ditë. I bën thonjtë më të fortë.

Për otitin: disa pika limoni në kanalin e dëgjimit. Pengon aktivitetin e baktereve përgjegjëse për këtë shqetësim.

Për pickimet e insekteve: fërkoni pjesën me feta limoni.

Për dhembjet e stomakut: shpëlarje të zgjatura me ujë e limon dhe me pak mjaltë.

Për lëkurën me yndyrë: në mëngjes lyejeni fytyrën me një shuk pambuku me limon. Lëreni të veprojë për 20 minuta, përpara se të trukoheni. Pakëson prodhimin e yndyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat