Farat e kungullit: vlerat shendetesore te ketij ushqimi “magjik”

Ushqime

Farat e kungullit: vlerat shendetesore te ketij ushqimi “magjik”

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:36
Foto Ilustrim

Farat e kungullit janë të pasura me vitamina dhe minerale si magnez, mangan, bakër, zink, fibra dhe proteina. Disa i konsiderojne farat e kungullit si nje ushqim magjik.

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i farave të kungullit janë ulja e nivelit të kolesterolit në gjak, të glukozës në gjak, parandalim dhe trajtim i diabetit, rënie në peshë, lehtëson simptomat e stresit si dhe redukton dhimbjet nga artriti. Por jo vetem kaq.

Magnez i mire per zemren

1 e katerta e nje filxhani me fara kungulli permbajne gjysmes e dozes se rekomanduar me magnez. Ky mineral ka rendesi ne funksionet fiziologjike, ne pompimin e zemres, formimin e kockave dhe dhembeve, qetesimin e vazave te gjakut dhe funksionimin e duhur te zorreve.

Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka arritur  në përfundimin se konsumimi për çdo ditë të farave të kungullit, ul me 23 për qind  rrezikun ndaj  kancerit të gjirit. Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.

Zink per sistem te forte imun

Farat e kungullit jane te pasura me zink, i cili eshte shume i rendesishem per organizmin. Ndihmon per nje sistem imun te forte, rrritjen e qelizave dhe ndarjen e tyre, gjume te qete, ndikon ne gjendjen shpirterore, shendetin e syve dhe lekures, rregullimin e insulines dhe funksionin seksual mashkullor.

Omega 3 bimore

Farat e kungullit te pagatuara jane nje nga burimet me te mira te acidit yndyror Omega 3, me baze bimore.

Efekte kunder diabetit

Disa studime sugjerojne qe farat e kungullit mund te ndihmojne ne rregullimin e insulines. Por edhe ne parandalimin e nderlikimeve te diabetit, duke ulur stresin oksidativ.

Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit.

Ndihmojne shendetin e prostates dhe grate ne periudhen post-menopauze

Prej kohesh njihen vlerat e farave te kungullit per shendetin mashkullor. Jo vetem farat, por edhe vaji i kungullit jane te rendesishme per shendetin e prostates.

Vaji i farave te kungullit eshte i pasur me fitoestrogjene natyrale, qe ndikojne ne rritjen e kolesterolit te mire. Gjithshtu, ul presionin e gjakut, dhimbjet e kokes, dhimbjet e kyceve dhe afshet e nxehta. Vaji i farave te kungullit ndikon pozitivisht edhe ne simptoma te tjera te menopauzes dhe post menomauzes.

Shendeti i zemres dhe melcise

Farat e kungullit  jane te pasura me yndyrna te shendetshme, antioksidante dhe fibra. Keto jane mireberese per shendetin e zemres dhe melcise, mbi te gjitha nese perzihen me fara liri.

Tryptofan per gjume te mire

Farat e kungullit jane nje burim i mire i tryptofanit, nje amino acid qe trupi jone e kthen ne serotonin, i cili me pas kthehet ne melatonin. Melatonina quhet ndryshe “hormoni i gjumit”. Konsumimi i farave te kungullit disa ore para gjumit, se bashku me nje frut, mund te jete vecanerisht i mire per te bere gjume te mire naten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat