Studim: 80% e ushqimeve për fëmijë përmbajnë kemikate të rrezikshme

Ushqime

Studim: 80% e ushqimeve për fëmijë përmbajnë kemikate të rrezikshme

Më: 20 mars 2018 Në ora: 12:13
Foto Ilustrim

Një pjesë e madhe e ushqimeve për fëmijë përmbajnë kemikate të rrezikshme, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Në një testim të realizuar nga organizata The Clean Label Project, ka treguar që këto produkte përmbajnë arsenik, plumb, kadmium dhe akrilamid.

Në këtë testim janë analizuar 530 produkte të ndryshme ushqimore, ku 68% prej tyre kishin pjesë përbërëse arsenikun, 58% kadmium, 36% plumb dhe 10% akrilamid.

Në këtë raport janë përmendur emra të kompanive të mëdha siç janë Enfamil, Plum Organics dhe Sprout, për të cilat është thënë që në produktet e tyre ka përmbajtje të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat