Shega forcon imunitetin

Ushqime

Shega forcon imunitetin

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:42
Foto Ilustrim

Frytet e shegës fshehin pasurinë e vërtetë të fibrave, vitaminave, mineraleve.

Shega është një fryt që së bashku me manaferrat dhe mango, nutricistët e konsiderojnë si ushqim të shkëlqyer.

Përveç sasive të larta të vitaminës C, shega përmban vitaminë B, si dhe disa antioksidues. Ajo ndikon në forcimin e imunitetit, transmeton kp.

Në 100 gramë shegë ka rreth 4 gramë fibra, kështu që ata që hanë disa shegë në ditë, në trup do të futin 12 për qind të sasisë ditore të rekomanduar të fibrave.

Ky superushqim përmban minerale të kalciumit, kaliumit, bakrit dhe manganit, si dhe vitaminë K, acid pantothenik dhe folate.

Shega preferohet të konsumohet e freskët, por ju mund ta merrni edhe në formë lëngu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat