Çokollata, e ëmbla plot vlera për shëndetin e njeriut

Ushqime

Çokollata, e ëmbla plot vlera për shëndetin e njeriut

Nga: ATSH Më: 16 mars 2018 Në ora: 20:53
Çokollata

Çokollata është një ndër ushqimet më të preferuara për të gjithë njerëzit, pa dallim moshe.

Kemi dëgjuar që çokollata ka shumë anë negative, por ajo është edhe një ilaç i mirë për trupin e shëndetin tonë. Jo vetëm shija dhe ëmbëlsia janë të mirat e çokollatës.

Ja lista me një sërë dobish që na jep çokollata në lidhje me shëndetin:

Redukton stresin dhe lodhjen
Çokollata e shkrirë është një burim kryesor energjie. Ajo nxit prodhimin e serotoninës, e cila vepron tek muskulatura e dobët, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon stresin.

Ju shton humorin
Çokollata favorizon lirimin e endorfinës, hormonit që shton ndjenjën e humorit dhe lufton depresionin.

Ndihmon rënien në peshë
Për përgatitjen e çokollatës së zezë përdoret kakaoja e pastër, e cila përmban fitokemikale që reduktojnë oreksin.

Forcon kujtesën
Çokollata e zezë rrit nivelin e hormoneve serotoninë e endorfinë, të cilat ju shtojnë përqëndrimin dhe forcojnë kujtesën.

Agjent kundër plakjes
Çokollata e shkrirë njihet si një antioksidant i pasur me përmbajtje flavonoidesh, që ngadalësojnë plakjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat