Kjo është perimja që ul mundësinë e prekjes nga sëmundjet e mushkërive

Ushqime

Kjo është perimja që ul mundësinë e prekjes nga sëmundjet e mushkërive

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:54
Ilustrim

Studimet kanë treguar se një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në minimizimin e efekteve negative të tymit të duhanit në ADN-në e njeriut.

Fatkeqësisht, nuk ka një kurë për SPOK (Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike), ku, përveç problemeve me frymëmarrjen, shkaktohet edhe një kollë e bezdisshme, prodhim i shumtë i mukusit, teshtitje dhe shtrëngim i gjoksit.

Megjithatë, një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në parandalimin e përkeqësimit të gjendjes.

Hulumtuesit shkencorë mblodhën një grup duhanpirësish dhe iu kërkuan që të konsumonin 25 herë më shumë brokoli se doza mesatare (vetëm një racion në ditë). Krahasuar me duhanpirësit që nuk e konsumonin brokolin, ata të cilët ndoqën këshillën e shkencëtarëve kishin 41% më pak mutacione të ADN-së në enët e gjakut pas 10 ditësh.

Brokoli rrit aktivitetin detoksifikues të enzimave në mëlçi, duke ndihmuar kështu në eliminimin e karcinogjeneve. Prandaj, përveç se të hiqni dorë nga duhani, përpiquni të konsumoni edhe më shumë perime si brokoli, lakra dhe lulelakra për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme.

Studimet kanë treguar se konsumimi i mishit të përpunuar mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të SPOK, kjo për shkak të konservuesit të nitratit te mishi, që ka të njëjtat efekte negative si dhe tymi i duhanit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat