Shtoni avokadon në mëngjesin tuaj

Ushqime

Shtoni avokadon në mëngjesin tuaj

Më: 11 mars 2018 Në ora: 10:07
ilustrim

Që të keni një trup të shëndetshëm, duhet dhe të keni një orar të ngrënjes së ushqimit.

Megjithatë, asgjë s’mund të ju ndihmojë nëse ushqimi që ju e konsumoni, të paktën në mëngjes, nuk është natyror e i freskët dhe i lehtë për të kaluar ditën.

Prandaj ushqimet e kombinuara sikurse avokado, mund të ndihmojë për të ulur shumë rreziqe si dhe për të përmirësuar yndyrnat në gjak. Shumica prej nesh e di që shëndeti i zemrës përmirësohet nga marrja e acidit oleic (që ndodhet tek avokado) dhe nga marrja e acideve yndyrore omega-3 (që e gjejmë gjithashtu tek avokado në formën e acidit alpha-linolenic). Pra yndyrnat që i gjejmë tek avokado janë të dobishme për zemrën, për shkak se rrisin nivelin e kolesterolit të mirë në gjak (HDL).

Po ashtu avokado parandalon kancerin e lëkurës dhe prostatës.

Një avokado mund ta hidhni në supë,  mund ta shtoni në salcat e ndryshme të sallatës për një ngjyrë mbresëlënëse, e poashtu mund ta përzieni avokadon me qepë, domate, vaj ulliri për një sallatë të shijshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat