Ngjyra e të verdhës së vezës tregon sa e shëndetshme është dhe sa vlera ushqyese ka

Ushqime

Ngjyra e të verdhës së vezës tregon sa e shëndetshme është dhe sa vlera ushqyese ka

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:43
Foto Ilustrim

Kur ishim fëmijë të të qëllonte veza me dy të verdha konsiderohej fat, por tani ajo që duhet të presim është thjesht të jetë e kuqe. Ndoshta nuk e keni vënë re më parë, por ngjyra e të verdhës së vezës jo vetëm që ndryshon, por edhe fsheh informacione shumë të rëndësishme për mënyrën sesi është rritur pula.


Kur e verdha e vezës është në të kuqe do të thotë që veza është e freksët dhe pula e ka bërë plotësisht në kushte natyrale. Është e pasur në vlera ushqyese, acide yndyrore omega 3 dhe vitamina. Karorenoidet janë përgjegjëse për këtë ngjyrë të fortë.

Sa më e errët të jetë ngjyra, aq më shumë lëndë ushqyese përmban. Kjo është në përgjithësi për shkak të dietës të shëndetshme dhe më të larmishme që i ofrohet pules duke përfshirë misër, por edhe insekte dhe perime të rastësishme. 


Shumica e vezëve që gjenden në supermarkete vijnë nga fermat e fabrikave, të cilat kanë ushqim vetëm grurin duke kufizuar rëndë dietën pulave. 
Kur e verdha e vezës është në të verdhë të lehtë do të thotë që pula nuk është ushqyer në natyrë dhe i është nënshtruar proceseve të ndryshme teknologjike. Ndonëse nuk i mungojnë vlerat ushqyese të sipërpërmendura, janë më të pakta në sasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat