6 ushqimet më të këqija për shëndetin e flokëve tuaj

Ushqime

6 ushqimet më të këqija për shëndetin e flokëve tuaj

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Flokët me shkëlqim plot volum dhe kaçurrela janë tregues të shëndetit, ashtu si thonjtë e shëndetshëm.

Ka një mënyrë dhe si të arrihet të mirëmbahen flokët e shëndetshëm, dhe ajo fillon me ushqimin tuaj. Nëse keni një flokë që thyen dhe të thatë, këto janë ushqimet që duhet të largohen nga menyja e përditshme:

Ëmbëlsirat Kur ha diçka që është e mbushur me sheqer ose e bërë nga mielli i rafinuar si bukë e bardhë, kjo shkakton një rritje drastike të niveleve të sheqerit në gjakun tuaj, nga e cila insulina papritmas rritet dhe ndikon në lirimin e një sasie më të madhe të hormoneve androgjen.

Ky hormon shkakton reduktimin e folikulës së flokut në kokë dhe mund të çojë në rënien e flokëve.

Proteina me origjinë shtazore

Dietat e bazuara në konsum të lartë yndyre mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, por kjo do të dëmtojë flokët tuaj. Megjithëse proteinat janë thelbësore në ndërtimin e një flokëve të shëndetshëm, nuk duhet të teprohet në marrjen e atyre me origjinë shtazore. Provoni proteina fibroze, bimore. Kjo do t'ju japë më shumë lëndë ushqyese që janë thelbësore për shëndetin e trupit dhe flokëve. Është shumë e rëndësishme marrja e cistinës, aminoacid nga i cili zhvillohet keratini, përbërësi proteinik i flokëve. Ajo mund të gjendet në brokoli dhe speca të kuq.

Ushqime me përmbajtje të ulët zinku dhe hekuri

Nëse nuk merrni këto minerale, ju mund të dëmtoni përgjithmonë flokët tuaj. Për flokë më të fortë, rekomandohet të merrni hekur nga mishi i viçit, pulës dhe peshk. Nëse jeni një vegjetarian, sallata barishtore dhe me gjethe jeshile janë gjithashtu një burim i mirë i hekurit. Zinku mund të merret përmes ushqimeve të detit si butak, dhe gjithashtu do të ndihmojnë edhe drithërat.

Peshk i pasur me zhivë

Peshku i pasur me acide yndyrore omega-3 do të ndihmojë në reduktimin e proceseve inflamatore dhe d të ndihmojë edhe në rritjen e flokëve.

Vetëm duhet të keni kujdes që ky të mos jetë peshk me sasi të lartë të zhivës, si shpata, pasi  mund të shkaktojë humbje të flokëve. Më mirë përzgjidhni salmon dhe ton të pasur me magnez.

Alkool

Birra, verërat dhe pijet e forta mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi juaj bën metabolizmin e zinkut, një mineral esencial për ruajtjen e shëndetit të flokëve.

Shumë alkool shkakton edhe dehidrim, që automatikisht i bën të thara flokët tuaj, të brishta dhe shkëputen lehtë.

Ushqimi yndyror

Ushqimet e pasura me yndyra të ngopura dhe vajra të hidrogjenizuara mund të bllokojnë poret tuaja. Kjo mund të çojë në humbjen e flokëve.

Çfarë duhet të hani për shëndetin e flokëve?

Shtoni konsumin e kanellës që ndihmon qarkullimin e gjakut. Kjo do të thotë që folikulat e flokëve do të furnizohen më lehtë me gjëra ushqyese dhe do të inkurajojë rritjen më të shpejtë të flokëve, si dhe do të jenë më të shëndetshme. Portokalli, kungujt, manga, madje edhe guava janë të shkëlqyeshme për shëndetin e flokëve tuaj. Janë të pasura me beta karotene (Vitamina A), e cila ndihmon që flokët tuaj të shkëlqejnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat