Benefitet e çokollatës së zezë kombinuar me bajame

Ushqime

Benefitet e çokollatës së zezë kombinuar me bajame

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:46
Benefitet e çokollatës së zezë

Kombinimi i bajameve, çokollatës së zezë dhe kakaos mund të zvogëlojë një faktor shumë të rrezikshëm për sëmundjet koronare të zemrës, 

Studimi i ri zbuloi se kombinimi i bajameve të papërpunuara, çokollatës së errët dhe kakaos redukton, ul, nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

“Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë kontekstin. Mesazhi nuk është që njerëzit duhet të hanë shumë çokollata dhe bajame për të ulur nivelin e koleterolit të keq në gjak,”-tha Penny Kris-Etherton, që drejton studimin. “Njeëzve u lejohet që të marrin rreth 270 kalori në ditë dhe kur ushqimet si bajame, çokollatë e zezë dhe kakao konsumohen së bashku si një ushqim ata u japin përfitime shëndetësore ndryshe nga ushqimet e tjera.”

Studimi i realizuar tek 31 njerëz tregoi se kur pjesëmarrësit konsumuan vetëm bajame kolesteroli u ul me 7% në krahasim me periudhën kur nuk konsumuan asnjë nga ushqimet. Sipas studimit kombinimi i bajameve me çokollatë të zezë dhe kakao reduktoi në masë LDL që është faktor rreziku për për sëmundjen kardiovaskulare,

Alice H. Lichtenstein, D.Sc., profesor Gershoff në Universitetin Tufts dhe drejtor i Laboratorit Kardiovaskular të Ushqimit, tha se është e rëndësishme të theksohet se pjesëmarrësit hëngrën bajame në vend të yndyrës së qumështit si pjesë e një diete të shëndetshme.

“Ky ishte një studim shumë i mirë i kontrolluar që tregoi se zëvendësimi i yndyrës së ngopur (gjalpë dhe djathë) me yndyrë të pangopur që vijnë nga arra (bajame) ka pasur një efekt pozitiv në përqendrimet e lipideve të plazmës,”– tha Lihtenshtajni, i cili nuk ishte i përfshirë studimi.

Kris-Etherton gjithashtu tha se kur bëhet fjalë për yndyrna, bajamet janë një zgjedhje shumë më e mirë se gjalpi dhe djathi.

Ju duhet që të përzieni së bashku 1/3 e filxhanit të cajit me bajame, i kombinuar me gati një çerek filxhani çokollatë e zezë dhe 1/3 kakao, shkruan ora

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat