4 ushqimet që luftojnë rënien e flokëve

Ushqime

4 ushqimet që luftojnë rënien e flokëve

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Nëse po shikoni që flokët po bien me ritme të larta, mos u tmerroni!

Ende ka shpresë për ju, me kushtin që të fusni disa ushqime të caktuara në dietën tuaj.

Nëse konsumoni ushqimet e mëposhtme, ka shumë mundësi që flokët të qëndrojnë në vendin e vet.

Salmon - Duhen ngrënë proteina për ta mbajtur të fortë flokun. Zgjidhja e duhur është salmoni, që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore omega 3.

Mjaltë - Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.

Arrat dhe farat - Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për flokun. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.

Spinaq - Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit, një përbërës i rëndësishëm për shëndetin e flokut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat