Domatet dhe frutat ripërtërijnë funksionin e mushkërive

Ushqime

Domatet dhe frutat ripërtërijnë funksionin e mushkërive

Më: 8 janar 2018 Në ora: 23:26
Ilustrim

Një dietë e pasur me domate dhe fruta sjell një numër përfitimesh shëndetësore, duke nisur nga ulja e rrezikut të kancerit të lëkurës e deri te forcimi i sistemit imunitar.

Sipas studimit të ri, këto ushqime mund të ripërtërijnë funksionin e mushkërive tek ish-duhanpirësit.

Çdo vit rreth 55 për qind e duhanpirësve përpiqen të lënë pirjen e duhanit. Ndërprerja e duhanit ndjeshëm redukton rrezikun e sëmundjeve të mushkërive, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive (COPD).

Mushkëritë fillojnë për t’u shëruar menjëherë pas shuarjes së cigares së fundit, por procesi i plotë shërues është i ngadalshëm dhe merr vite. Përveç kësaj, ndërprerja e pirjes së duhanit nuk eliminon plotësisht rrezikun e sëmundjeve që lidhen me pirjen e duhanit.

Shkencëtarët nga Johns Hopkins në Baltimore treguan se një dietë e pasur me domate dhe fruta, sidomos mollë, zvogëlon rrezikun tek ish-duhanpirësit dhe  ngadalëson dobësimin natyrore të funksionit të mushkërive. Kjo e fundit vlen edhe për njerëzit që kurrë nuk pinë duhan.

Rezultatet u publikuan në revistën European Respiratory Journal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat