Bukë me kore kërcëlluese dhe tul si pambuk!

Ushqime

Bukë me kore kërcëlluese dhe tul si pambuk!

Më: 2 janar 2018 Në ora: 21:41
Buka

Buka e butë me qumësht është kënaqësi e vërtetë kur me të kënaqesh derisa është ende e nxehtë, bashkë me gjalpë dhe xhem shtëpiak.

Kombinimit shtoni kafen e bardhë apo kafen e zezë dhe kënaqësinë mund ta filloni!

Përbërësit:

? 1 vezë e madhe,
? 16 ml qumësht të ngrohtë,
? 40 ml ujë të ngrohtë,
? 340 g miell të bardhë,
? 60 g tharmë të thatë,
? 2 lugë të vogla kripë,
? 60 g gjalpë.

Përgatitja:

Në një enë më parë përzieni qumështin, tharmin e thatë dhe sheqerin dhe lërini afro dhjetë minuta të qëndrojnë. Shtoni vezën, ujin, kripën dhe miellin.

Të gjitha përzieni mirë, në mënyrë që të përftoni përzierjen në formë brumi dhe pastaj shtoni tharmin e zbutur.

Ngjishni brumin në formë sfere. Brumin qiteni në enë plastike të cilën më parë e keni lyer me gjalpë të shkrirë apo me vaj.

Mbulojeni me folie dhe lëreni që të bymehet rreth 90 minuta. Kur brumi të bymehet, ndajeni në tri pjesë.

Lëreni të bymehet edhe rreth 15 minuta, ndërkaq çdo pjesë shtrijeni në kënd të drejtë dhe paloseni në formë trekëndëshi.

Çdo trekëndësh pastaj rrotullojeni dhe vendoseni në kallëpin e bukës të cilin më parë e keni lyer me gjalpin e shkrirë.

Lëreni që të bymehet edhe disa minuta, ndërkaq gjatë asaj kohe ngrohni furrën në 180 gradë.

Bukën lyeni me qumësht dhe piqeni rreth një orë deri në 75 minuta. Para prerjes, bukën ftoheni mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat