Ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri

Ushqime

Ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Pas tryezës së Krishtlindjes, një ndër shqetësimet kryesore të shumë zonjave në këtë periudhë është menuja e fundvitit, e cila është gjithmonë në përpunim e sipër.

Mënyra më e mirë për të mirëpritur vitin që vjen është pranë familjes dhe njerëzve të dashur e sigurisht që ushqimi është një nga ata ‘’çelësa magjikë’’ që mund të ‘’hapë’’ jo vetëm stomakun, por edhe zemrën e gjithkujt.

Por, krahas gjelit të detit dhe bakllavasë klasike ekzistojnë edhe disa ushqime fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën e askujt.

Cilat janë ato dhe mesazhet dhe simbolet kuptimplota që fshihen pas tyre?

Thjerrëzat

Për fqinjët tanë italianë, të njohur ndërkombëtarisht jo vetëm për makaronat dhe picat, por edhe për një prej kuzhinave më të mira në botë, thjerrëzat janë pjata që nuk duhet të mungojë kurrsesi në darkën e fundvitit, shkruan Living.al.

Kjo traditë e lashtë romake simbolizon para dhe prosperitet.

Rrushi

Për spanjollët dhe meksikanët, rrushi është simboli i bollëkut dhe mbarësisë, madje një shprehje e vjetër thotëqë ‘’kushdo që ha rrush për Vit të ri, nuk do ta ketë kurrë xhepin bosh gjatë vitit pasues’’. Tradita thotë që duhen ngrënë 12 kokrra rrush para trokitjes së akrepave gjatë mesantës.

Shega

Nga fqinjët italianë do të kalojmë tek ata grekë, të cilët nuk harrojnë kurrë që në mes të tryezës të vendosin sa më shumë shegë. Ky frut, aq shumë i njohur për vlerat e tyre ushqyese, është simboli i pjellorisë dhe pasurisë.

Tavë me Peshk

Një tavë me peshkë nuk duhet ti mungojë tavolinës suaj së vitit të ri. Peshku simbolizon fatin në dy mënyra:

A- Sipas traditave të ndryshme sasia e luspave simbolizon sasinë e parave. Sa më shumë luspa aq më shumë para do të ketë në në shtëpitë tuaja.

B- Fakti që peshku noton përpara simbolizon përparim. Ecje përpara në jetët tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat