Këto ushqime mos i nxehni!

Ushqime

Këto ushqime mos i nxehni!

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Nëse e keni lënë ushqimin që nuk doni ta hidhni, ruani atë në të ftohtë për një ditë tjetër.

Para se ta bëni këtë, është mirë të dini se cilat ushqime nuk duhet të nxehen.

Nuk është e nevojshme të përmendet se ngrohja e ushqimit nuk rekomandohet pasi lirohen komponimet toksike.

Spinaqi, panxhari, selino përmbajnë nitrate të cilat nën veprimin e mikroorganizmave dhe ngrohjes kalojnë në komponimet e nitrateve, të cilat janë të dëmshme dhe kancerogjene. Spinaqi është më i rrezikshmi në këtë grup dhe gjithmonë ai duhet konsumuar në formë të freskët.

Kërpudhat për shkak të proteinave të tyre ndryshojnë lehtë dhe bëhen të dëmshme. Ato rekomandohet të ngrohen vetëm pak.

Patatet në rast të ngrohjes humbasin vetitë ushqyese dhe hulumtimet e fundit kanë treguar se ato janë gatimi më i shëndetshëm, por në gjendje të ftohur. Gjegjësisht, kur patatet ftohen, përqindja e niseshtës rezistuese që ka aktivitet probiotik rritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat