Ushqimet që na bëjnë më të mençur

Ushqime

Ushqimet që na bëjnë më të mençur

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Është e ditur se të ngrënit shëndetshëm na bën mirë.

Konsumimi i disa llojeve të frutave dhe perimeve na bën poashtu shumë mirë, sepse trupi ynë merr gjitha vitaminat e nevojshme për të funksionuar si duhet.

Pjesa më e mirë është se nga konsumimi i frutave e perimeve kemi disa përfitime shëndetësore, p.ssh. nëse konsumojmë karrota, ato jo vetëm janë të mira për shikimin por poashtu edhe për funksionimin e trurit.

Prandaj nëse në një situatë të caktuar keni nevojë që të rrisni energjinë tuaj ose aktivitetin e trurit, p.sh nëse jeni duke studiuar për një provim, duhet të konsumoni më shumë ushqime të shëndetshme.

Më poshtë po ju sjellim disa ushqime që duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor nëse dëshironi të rrisni aktivitetin e trurit tuaj.

Karrotat

Përpos vitaminës A, karrotat përmbajnë vitaminë B, e cila ndihmon në ndërtimin dhe sekretimin e kimikateve të njohura si neurotransmetues.

Sistemi nervor varet nga neurotransmetuesit në transmetimin e mesazheve në tru, veçanërisht ato që lidhen me disponimin, urinë dhe gjumin.

Jogurti

Jogurti është i pasur me vitaminë B12, e njohur gjithashtu si vitaminë që ndihmon me memorien.

Kjo vitaminë lehtëson funksionimin e nervave, dhe përveç në jogurt, vitamina B12 mund të gjendet në djathë, salmon dhe mish viçi.

Spinaqi

Ushqimi më i mirë për shëndetin e trurit është spinaqi. Spinaqi është i pasur me antioksidantë dhe gjithashtu përmban shumë vitamina dhe minerale.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër nuk është vetëm një burim i madh i antioksidantëve, por gjithashtu përmban sasi të konsiderueshme të kafeinës, e cila është një zëvendësim i mirë për kafenë.

Kafeina përmirëson përqendrimin. Antioksidantët mund të gjenden në kafe dhe çokollatë, por nuk janë aq të forta sa janë në çajin e gjelbër.

Vezët

Vezët janë të mira për trurin tonë. Choline, e cila përmirëson kujtesën mund të gjendet në vezë, sidomos në të bardhën e vezëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat