Dobitë nga konsumi i arrave braziliane

Ushqime

Dobitë nga konsumi i arrave braziliane

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 18:43
ilustrim

Arrat braziliane janë me plot minerale, vitamina, proteina, yndyra, karbohidrate dhe fibra, andaj konsiderohen si ushqim i dobishëm për shkak të përmbajtjes së lartë të selenit.

Këto janë arsyet pse duhet përfshirë këtë ushqim në menynë tuaj:

Përmirëson shëndetin e zemrës

Arra braziliane posedon sasi të lartë të yndyrave të pangopura, të cilat janë të ndërlidhura me mbajtjen e balancës ndërmjet kolesterinës së keqe dhe asaj të mirë në organizëm dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës, duke eliminuar acidet e rrezikshme nga trupi dhe sistemi kardiovaskular, transmeton KosovaPress.

Ndihmon në ruajtjen e lëkurës dhe problemeve me aknet

Niveli i lartë i zinkut në këtë ushqim mbron lëkurën nga aknet. Vaji i arrave braziliane po ashtu është e pasur me vitamina dhe antioksidues, të cilët ndihmojnë lëkurën. Seleni i jep lëkurës shkëlqim dhe përmirëson elasticitetin e tij, me çka parandalohet plakja e parakohshme.

Ndihmon në humbjen e kilogramëve Materiet ushqyese si fibrat, proteinat dhe karbohidratet e bëjnë arrën braziliane ushqim kualitativ. Megjithatë, rreth 30 gramë arrë braziliane përmban rreth 200 kalori, dhe këshillohet të limitoni marrjen e saj. Konsumimi i moderuar mund të ndihmojë për dobësim.

Ndihmon sistemin e tretjes

Fibrat lehtësojnë lëvizjen e ushqimit në sistemin e tretjes dhe nxjerrë sa më shumë lëndë ushqyese që është e mundur. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e ulcerave të stomakut,  fryrje, dhimbje dhe kushte serioze si kanceri i zorrës së trashë.

Ndihmon punën e sistemit imunologjik

Vitamina C lidhet me selenin dhe zinkun për të stimuluar prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, në mënyrë që organizmi të neutralizojë radikalët e lirë. Kjo ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve kronike, përfshirë edhe kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Nuk rekomandohet konsumimi i më shumë se dy arrave braziliane në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat