Shmangni këto ushqime për evitimin e simptomave të artritit

Ushqime

Shmangni këto ushqime për evitimin e simptomave të artritit

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 14:38
Ilustrim

Dhimbja e artritit mund të shkaktohet edhe nga konsumimi i ushqimeve të skarës, thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, ushqimet që gatuhen në temperatura të larta përmbajnë komponime të rrezikshme, të njohura si Advanced Glycation End products (AGEs).

AGEs akumulohet në formë natyrale në trup me kalimin e moshës dhe mund të jetë kontribuuesi më i madh në dietën tonë, sipas Mary Jane Brown nga Universiteti Ulster.

Komponimet shkaktojnë inflamacione dhe stres, thonë studimet.

“Shkalla e lartë e AGEs mund të çojë në sëmundjen e diabetit, osteoartritit, dementia dhe dështimit të veshkave”, ka thënë Brown.

Mishi, djathi, vezët e fërguara dhe ushqimet me yndyrë të lartë janë në mesin e ushqimeve që janë pjesë e AGEs.

Skara, fërgimi, pjekja ngritin sasinë e AGEs në këto ushqime.

Disa ushqime kanë nivele të larta të komponimeve të rrezikshme pas gatimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat