Ushqimet që ju ndihmojnë të luftoni pagjumësinë

Ushqime

Ushqimet që ju ndihmojnë të luftoni pagjumësinë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 09:29
Ilustrim

Pagjumësia është një nga problemet më shqetësuese  që edhe nga raportet e fundit botërore paraqitet si një fenomen në shtim për shkak edhe të shtimit të një lloji presioni mbi jetën .

Ekspertët thonë që nuk duhet të dëshpëroheni, pasi zgjidhja për këtë problem mund të gjendet edhe nëpërmjet ushqimit. Revista National Geographic Food ka zbuluar pesë ushqime që përmirësojnë gjumin dhe për shkak të të cilave ‘’kurohet’’ pagjumësia.

Nevojitet që sa më shumë të zvogëloni ushqimet me yndyrë, kafeinë dhe pijet alkoolike, pasi irritojnë sistemin e tretjes, gjë e cila parandalon gjumin e thellë.

Rekomandohet konsumimi i qumështit, mishit, vezëve, peshqve dhe perimeve. Aminoacidet luajnë rol të rëndësishëm, pasi çlirojnë hormonin për fjetje, melatonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat