Ushqimet që janë të dobishme për artrit

Ushqime

Ushqimet që janë të dobishme për artrit

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 18:45
ilustrim

Artriti përfshin një grup të sëmundjeve që shkaktojnë dhimbje, ënjtje dhe ngurtësi të nyjave dhe prek njerëzit e të gjitha moshave.

Për fat të mirë, shumë ushqime mund të ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të artritit.

Më poshtë do të gjeni një listë të ushqimeve që tregojnë efekte të dobishme në simptomat e artritit.

Boronicat, dredhëzat

Frutat si boronica, dredhëza, manaferrat, qershia, janë një thesar i ushqyesve bioaktivë që mbrojnë kolagjenin, një komponent i rëndësishëm konstituiv i kockave, muskujve dhe nyjave.

Brokoli

Ai përmban sulforafan, një substancë për të cilin studimet kanë demonstruar se posedon përbërës antiinflamator.

Hudhra

Hudhra posedon veti të rëndësishme antiinflamatore, dhe konsumi i saj është i dobishëm për uljen e rrezikut nga zhvillimi i osteoartritit.

Xhenxhefili

Megjithëse nevojiten më shumë studime, studimet kanë treguar se xhenxhefili zvogëlon simptomat e artritit, si dhe kushtet inflamatore.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ul inflamacionet dhe rrezikun e zhvillimit të artritit. Disa studime tregojnë se mund të ngadalësojë përparimin e tij dhe lehtëson simptomat.

Peshku

Ushqimi i pasur me peshq të yndyrshëm si salmoni, ka një efekt të dobishëm në uljen e simptomave të kësaj sëmundjeje.

Peshku yndyror i pasur me omega – 3, acide yndyrore dhe vitaminë D, ndikon në uljen e inflamacionit dhe lehtëson simptomat e artritit.

Spinaqi

Kjo perime është e pasur me antioksidues të tillë si kamferola, për të cilat është provuar se mund ta reduktojë inflamacionin dhe të ngadalësojë progresin e osteoartritit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat