Pse është rëndësishme Vitamina B12?

Ushqime

Pse është rëndësishme Vitamina B12?

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 07:43
Ilustrim

Vitamina B12 kontribuon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Gjithashtu vitamina B12 si edhe acidi folik marrin pjesë ne krijimin e qelizave dhe nxit proceset e rritjes së trupit. Pra, është e qartë se sa është e rëndësishme Vitamina B12 sidomos gjatë shtatzënësisë, kur trupi i ri krijohet dhe rritet.

Furnizuesit e mirë të Vitaminës B12 Vitamina B12 gjendet vetëm në produktet me origjinë shtazore si mëlçia, mishi, vezët, qumështi dhe djathi. Për këtë mund të kenë probleme të mëdha vegjetarianët e rreptë, pasi ata nuk ushqehen me asnjë produkt shtazor dhe mund të shpie deri te problemi me furnizim.

Vitamina B12 në krahasim me lëndët tjera ushqyese nuk është e pandjeshme ndaj ndikimeve të jashtme dhe trupi ka nevoja për sasi të vogla të tij, por të cilat janë me rëndësi jetike.

Efektet e mungesës së Vitaminës B12

Mungesa e vitaminës B12 mund të vërehet në laborator, se në gjak ka më pak rruaza të kuqe të gjakut (të zmadhuara). Veç kësaj, do të ketë probleme me krijimin e qelizave të reja dhe probleme neurologjike. Simptomat e mungesës janë të zakonshme si shenja dobësie, zbehja, rrahje të çuditshme të zemrës dhe probleme me frymëmarrje, lodhje e shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat