Ende gatuani me letër alumini? Mos e bëni më kurrë!

Ushqime

Ende gatuani me letër alumini? Mos e bëni më kurrë!

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 12:34
ilustrim

Shumë ka ndryshuar që nga koha kur alumini erdhi në skenë në vitin 1910. Përdorimi i parë i letres së aluminit filloi rrugën në kuzhinat amerikane si një mënyrë për të pjekur sa më lehtë peshkun apo perimet në zgarë.

Ne po e përdorim atë më së shumti, saqe ekspertet kanë filluar të shqetësohen, pasi disa prej copëzave të varakut, gjatë gatimit mund të futen brenda në ushqim dhe mund të paraqesin problem shëndetësore me kalimin e kohës.

Trupi i njeriut mund të përballet në mënyrë efikase me sasi të vogla të metaleve, mirëpo problemi është që shumica e njerëzve do të marrin sasi shumë më të madhe për shkak të vendosjes së ushqimit në fletë alumini.

Për shembull, studiuesit kanë gjetur përqendrime të larta të aluminit në indet e trurit të pacientëve me sëmundjen Alzheimer. Studimet kanë zbuluar gjithashtu se marrja e lartë e aluminit mund të lidhet me një reduktim të ritmit të rritjes së qelizave të njeriut dhe mund të jetë potencialisht i dëmshëm për pacientët me sëmundje kockore ose dëmtime renale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat