Ana “e errët” e panxharit, mos e konsumoni nëse vuani nga këto sëmundje

Ushqime

Ana “e errët” e panxharit, mos e konsumoni nëse vuani nga këto sëmundje

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 08:05
Panxhar

Panxhari është një nga bimët që na pëlqen jashtë mase t’a konsumojmë sidomos gjatë stinës së ftohtë. Parandalon patologjitë kardiovaskulare dhe venat  varikoze, përveçse garanton rregullimin e presionit të gjakut dhe ka një ndërveprim antinflamator të fuqishëm.

Falë indeksit të ulët glicemik, panxhari ndihmon në humbjen e peshës, sidomos nëse konsumohet i pa gatuar dhe favorizon drenazhimin e toksinave dhe tepricës së lëngjeve.

Por kjo bimë ndikon për keq tek ata që vuajnë nga gastriti, pasi stimulon prodhimin e lëngjeve gastrite si dhe atyre që luftojnë çdo ditë kundër diabetit, pasi panxhari përmban jo pak sheqer.

Gjithashtu prezenca e kalciumit e bën panaxharin një produkt të natyrës me të cilin duhet të kenë kujdes personat që kanë problem me gurët në veshka.

Por ndërkohë panxharët janë shumë të këshillueshme për gratë shtatzëna për meritë të hekurit dhe acidit folik të cilët i kanë me shumicë dhe që ndihmojnë në zhvillimin e mirë të fetusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat