Përdorimet befasuese të bustinave të çajit

Ushqime

Përdorimet befasuese të bustinave të çajit

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 11:29
Ilustrim

Dikush zgjedh kafen e dikush çajin, por pasi të lexoni përdorimet e bustinave të përdorura të çajit, do ta preferoni më tepër se kafeja.

Këto të fundit mund t’i përdorni për bukurinë e lëkurës, veshjet dhe  shumë probleme të ndryshme të përditshme. 

1.Pastron fytyrën - Nëse keni lëkurë të acaruar apo të prirë ndaj akneve, ajo që duhet të bëni është që çdo mbrëmje pasi të pastroni lëkurën të aplikoni bustinat e çajit në zonat e irrituara të lëkurë. Preferohet çaji jeshil. 

2. Për sytë e enjtur - Pasi të keni pirë filxhanin e çajit bustinën vendoseni në frigorifer për 20 minuta e më pas vendosini mbi sy. Do të shihni që rrathët e syve do të jenë më pak të dukshëm! 

3. Largon erën e keqe të duarve - Nëse keni prerë hudhra apo qepë, me thikë, fërkojini gishtat te bustina e çajit dhe era e keqe do të largohet nga duart!

4. Në mënyrë që lulet apo bimët të jeni të lulëzuara gjate gjithë vitit, mos harroni të vendosni një bustinë çaji brenda vazos përpara se të mbillni lulet. Më pas shtoni dheun dhe përbërësit e tjerë. 

5. Nese gjatë depilimit priteni, apo pas heqjes së qimeve lëkura është e irrituar përdorni bustinat e çajit për të ndaluar hemorragjinë. Ato gjithashtu kanë veti anti-inflamatore dhe nuk lejojnë që plaga të infektohet.

6. Era e keqe që vjen nga këpucët bëhet e padurueshme gjatë verës, për këtë arsye aromatizoni këpucë dhe balerinat tuaja me bustinat e çajit.

7. Po sikur t'ju propozojmë një scrub të ri? Ai me vaj ulliri, limon, sheqer kaf dhe përmbajtjen e bustinave do heqë qelizat e vdekura dhe do i japë një pamje të freskët fytyrës suaj. 

8. Në qoftë se jeni ekspozuar shumë në diell, mund të hidratoni lëkurën duke përdorur bustina të njomura me qumësht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat