Ushqim për metabolizëm më të shpejtë: Kumbullat e thata dhe ushqime të pasura me fibra

Ushqime

Ushqim për metabolizëm më të shpejtë: Kumbullat e thata dhe ushqime të pasura me fibra

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 09:13
Ilustrim

Një ndër mënyrat më të mira që të luftoni kapsllëkun është zgjedhja e ushqimeve të efektshme!

Kumbullat e thata stimulojnë punën e zorrëve dhe të organeve të tretjes.

Nëse nuk jeni adhurues i kumbullave të thata, ekzistojnë disa ushqime të cilat gjithashtu mund t’ju ndihmojnë që të përshpejtoni metabolizmin dhe të rigjeneroni tretjen. Fjala është për ushqimet e pasura me më së shumti fibra.

Cilat ushqime janë të pasura me fibra?

Perimet, elbi, tërshëra, mollët, portokajtë, farat e lirit, dredhëzat, frutat arrore, fasulja, karota, çaji i gjelbër, vezët, specat djegës, lulelakra, rrepa e ëmbël, orizi integral, panxhari, spinaqi etj.

Kini parasysh që ushqimi i cili përmban fibra mund të sigurojë edhe përparësi të tjera shëndetësore, si edhe të ndihmojë që të ruhet pesha e shëndetshme trupore dhe të zvogëlohet rreziku nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat