Këtë duhet ta bëni menjëherë pasi të hani shumë

Ushqime

Këtë duhet ta bëni menjëherë pasi të hani shumë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 20:12
Ilustrim

Pas konsumit të një vakti të madh ushqyes, ju mund të vuani nga çështje të ndryshme të stomakut. Ju sigurisht ndjeheni të fryrë dhe me tretje të ngadalshme. Pra, si mund të shëroheni nga teprica e ushqimit? Do të arrini të ndjeheni normalë përsëri?

Gjëja e parë që duhet të bëni është të pini ujë. Kjo ndoshta mund të jetë e vështirë duke marrë parasysh faktin se ju bën të ngopur, por që ka shumë përfitime. Lauren Minchen, dietologe në Neë York City shpjegon, “të qëndruarit të hidratuar mund të ndihmojë në rikuperim duke ndihmuar në tretjen dhe luftimin me gazrat”.

Gjithashtu, të qenurit të hidratuar ndihmon në metabolizëm të shëndetshëm dhe ngopje, duke mundësuar kështu menaxhimin me ushqimin e kontrolluar. Para se të shkoni në shtrat, pini një gotë të madhe me ujë. Sigurohuni që të pini ujë vazhdimisht gjatë ditëve të ardhshme. Uji ndihmon në largimin e kripës së tepërt dhe toksinave të cilët ju bëjnë të dukeni të fryrë.

Kjo mund të tingëllojë çuditshëm, por mund të ndjeheni të uritur në mëngjes pas një vakti të madh ushqyes. Kjo ndodhë sepse pas konsumit të një ushqimi të rëndë, insulina kulmon.

Minchen shpjegon se kjo përcillet me rënie të sheqerit në gjak, gjë që rrit ndjenjën e urisë. Ajo thekson rëndësinë e plotësimit me fibra dhe proteina për mëngjes. Kjo ndihmon në qetësinë e urisë suaj dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Preferohet të konsumoni vezë sepse janë të larta në proteina si dhe perime që janë të pasur me fibra si spinaqi dhe domatja, gjë që ndihmojnë në procesin e tretjes dhe ju bëjnë të ndjeheni më pak të fryrë.

Çaji i gjelbër është gjithashtu e mirë për t’u pirë pas një konsumi të madh të ushqimit. Ky çaj jo vetëm që ju mundëson rritje të energjisë, por është gjithashtu i pasur me antioksidantë të cilët mund të ndihmojnë në parandalimin e qelizave të dëmtuara si pasojë e ngrënies së tepërt të ushqimit jo adekuat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat