Ushqimet më të shëndetshme kur niseni në ndonjë udhëtim

Ushqime

Ushqimet më të shëndetshme kur niseni në ndonjë udhëtim

Më: 4 prill 2017 Në ora: 17:08
Ilustrim

Nëse ju i drejtoheni shtëpisë së gjyshërve për ndonjë vizitë apo planifikoni ndonjë pushim të familjes, atëherë ju duhet të planifikoni se si të ushqeheni gjatë rrugës.

Gjatë udhëtimit ka opsione të ndryshme për të kombinuar ushqimin e për ta paketuar, prandaj duhet të shikoni në detaje vendin se ku ju duhet të ndaloni për të ngrënë apo duhet të zgjedhni edhe kohën.

Këtu mund të gjeni disa udhëzime për të pasur një ushqim të shëndetshëm gjatë një udhëtimi:

Sigurohuni që ushqimi nuk përmban rreth 550 kalori secili duke përfshirë ëmbëlsirën.

Çfarë do që ju zgjidhni për të marr me vete, duhet të ketë të paktën 15 gram proteina. Proteina zgjat më shumë kohë për tretje dhe do ju mbajë të mbushur për një kohë më të gjatë.

Qëndroni sa më larg ushqimeve të skuqura, patateve të fërguara, pulës së pjekur sepse mund të ju sjellin disa probleme të pakëndshme në bark.

Zgjidhni pije pa sheqer të shtuar sic është uji natyral, i gazuar ndonjë kafe të thjeshtë apo ndonjë spërkatje e qumështit ose ndonjë çaj të ftohtë pa sheqer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat