Evitoni gabimet! 5 ushqimet që e duan kripën para se të ziejnë

Ushqime

Evitoni gabimet! 5 ushqimet që e duan kripën para se të ziejnë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 23:42
Ilustrim

Ka disa perime, apo edhe ushqime që nuk duhet t’ua hidhni kripën para se të ziejnë. Ndërsa disa të tjera e duan kripën pikërisht para zierjes. Mësoni cilët janë ata përbërës që duhet t’u hidhni kripë para apo pasi janë zier.

Brumërat: Para zierjes
Brumërat, gjatë kohës së zierjes thithin përqindje të caktuar uji në mënyrë që të zbuten. Gjatë kohës së zierjes në ujë, brumërat thithin edhe kripën, ndërkaq rezultati që do të arrini është shije më e mirë. 

Orizi: Para zierjes
I ngjashëm me brumërat, orizi gjithashtu duhet që të marrë kripën që në fillim të zierjes, në mënyrë që ta absorbojë gjatë zierjes. 

Qepa e skuqur: Para dhe pas gatimit
Nëse dëshironi që qepa të marrë ngjyrë të artë dhe të jetë kërcëlluese, atëherë shtoni kripën në fund. Nëse dëshironi që të jetë e butë, atëherë hidheni kripën në fillim, sapo t’i hidhni vajin. 

Fasulja: Pas zierjes
Kripa duhet t’i shtohet vetëm pas zierjes, kur fasulja të jetë zbutur. Natyrisht, nëse hidhet në fillim të zierjes, kokrrat e fasules mund të bëhen të forta dhe u duhet më shumë kohë të ziejnë. 

Kërpudhat e skuqura: Pas zierjes
Kërpudhat kanë shumë ujë, pandaj nëse e hidhni kripën në fillim, do t’i çlirojnë gjithë lëngjet e shijshme. Prandaj, gjithmonë hidheni kripën në fund. 

Mishi: Para gatimit
Mishi e kërkon kripën gjithmonë para se të piqet. Gjatë kohës së pjekjes në furrë, mishi i freskët rrudhet. Nëse e hidhni kripën mishit të freskët para pjekjes, atëherë do t’i thithë erëzat shumë më mirë dhe do të jetë më i shijshëm. 

Patatja: Para dhe pas zierjes
Për patatet e ziera, gjysma e sasisë së kripës duhet të hidhet menjëherë në tenxheren me ujë, në mënyrë që gjatë zierjes të thithet së bashku me ujin. Pjesën tjetër të kripës hidheni pasi patatja të jetë zier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat